Tjetërsimi i pronave tek Rana e Hedhun/ Dënohet me 4 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, nga 17 të pandehur,
17 Shtator 2020, 10:45Nga DOSJA
LEZHE- Dënohet me 4 vite burg ish-kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj. Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin për Frrokajn e po ashtu edhe për zyrtarët e tjerë të bashkisë Lezhë. Ish-nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Enver Hafizi është dënuar me 1 vit burg, ish-drejtori i Hipotekës Artan Djala është dënuar me 2 vite burg, ish-kryetari i Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka u dënua me 4 vite burg, 3 vite burg për Juxhina Memën dhe 1.6 vite për Ardenis Haxhinë. Ndërkohë, është shpallur i pafajshëm Renato Malotaj, ish-futbollisti i Vllaznisë. Ndërsa vetë Frrokaj në një intervistë për Fax News, është shprehur se nuk ka dijeni për vendimin. “Nuk kam dijeni për vendimin e gjykatës”,-është shprehur ai. Në muajin mars të vitit 2018, ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, por gjykata vendosi ta lironte duke e hetuar atë në gjendje të lirë. Prokuroria dërgoi në gjykatë rreth 20 të pandehur, mes tyre edhe xhaxhain e ish-deputetit Arben Ndoka, Gjon Ndokën, pasi akuzohet për tjetërsim të pronave në Kune dhe Malin e Reçit në Lezhë.
VENDIMI I PLOTË I GJYKATËS:
1. Deklarimin fajtor të pandehurit Fran Frrokaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite e dënon me 4 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh; 2. Deklarimin fajtor të pandehurit Enver Hafizi për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh; 3. Deklarimin fajtore të pandehurës Juxhina Mema për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh; 4. Deklarimin fajtor të pandehurit Adenis Haxhia për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit e 6 muaj burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh; 5. Deklarimin fajtor të pandehurit Eduart Leka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh; Heqjen e masës së sigurimit personal arrest në shtëpi në ngarkim të pandehurit Eduart Leka per shkak të shuarjes se saj. 6. Deklarimin fajtor të pandehurit Artan Djala për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh; 7. Deklarimin fajtor të pandehurit Ermando Jakaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh; 8. Deklarimin fajtor të pandehurit Bledar Cara për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh; 9. Deklarimin fajtor të pandehurit Frrok Frroku për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim; 10. Deklarimin fajtor të pandehurit Lek Frroku për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim; 11. Deklarimin fajtor të pandehurit Pjetër Gjoni (Lini) për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim; 12. Deklarimin fajtor të pandehurit Vasil Gjoni për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim; 13. Deklarimin fajtor të pandehurit Zef Gjini për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim; 14. Deklarimin fajtor të pandehurit Nikoll Tinaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim; 15. Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Renato Malotaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal, duke urdheruar heqjen e mases se sigurimit personal në ngarkim te tij; 16. Deklarimin fajtor të pandehurit Luigj Paloka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/3 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 39 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar profesionin e topografit për një periudhë prej 3 vitesh; 17. Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Gjok Ndoka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/3 të Kodit Penal. Deklarimin fajtor të pandehurit Gjok Ndoka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 4 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh; 18. Të gjitha dokumentet shkresore të cila sipas akt ekspertimeve kanë rezultuar të falsifikuar të asgjesohen, ndërsa dokumentet e tjera të sekuestruara si prova materiale do t’u kthehen institucioneve perkatëse; 19. Shpenzimet proceduriale penale t’u ngarkohen të pandehurve solidarisht; 20. Kundër këtij vendimi palët kane të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit Shkoder brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes, ndërsa për palët në mungese ky afat fillon nga e nesërmja e marrjes dijeni.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Eldi Dizdari është një prej personave të arrestuar në operacionin e madh antidrogë të zhvilluar në Itali ditën e sotme, me bashkëpunimin e Policive të d...
TIRANË- Naftëtarët e Ballshit ditën e sotme po protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, ku dhe kërkojnë që të takohen me ministren ...
TIRANË- Ditën e sotme naftëtarët e Ballshit kanë protestuar përpara Ministrisë së Infrastrukturëse ku gjatë protestësnuk kanë munguar përplasjet me policin...
TIRANE– Naftëtarët e Ballshit kanë mbërrritur ditën e sotme në Tiranë aty ku e kanë zhvendosur protestën para Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës.Qyt...
TIRANË- Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka nisur presionet tek administrata për të siguruar vota për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në një deklaratë pë...
KRUJË- Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Herrit në Malësinë e Krujës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkëmbimi ka nd...
TIRANË- Pedagogu Arlind Qori i cili mori pjesë në protestën e naftëtarëve të Balshit që po mbahet ditën e sotme përpara Ministrisë së infrastrukturës është...
TIRANË- Ditën e sotme protestës së naftëtarët e Ballshit që po zhvillohet përpara Ministrisë së Infrastrukturës i janë bashkuar edhe aktivistë të Organizat...
TIRANË– Janë zbardhur emrat e 5 të arrestuarve në Shqipëri në kuadër të operacionit Los Blancos. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të arrestuarit ...
TIRANË- Aktivisti Arben Kola, i cili po merrte pjesë në protestën e naftëtarëve të Ballshit që po zhvillohet përpara Ministrisë së Infrastrukturës është sh...