Aktualitet

Protesta e naftëtarëve në Tiranë/ Protestuesit refuzojnë takimin me zv.ministrin Ilir Bejtja: Këtu të na vij Balluku

17 Shtator 2020, 10:28 Nga DOSJA
Protesta e naftëtarëve në Tiranë/ Protestuesit

TIRANË- Naftëtarët e Ballshit ditën e sotme po protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, ku dhe kërkojnë që të takohen me ministren Belinda Balluku. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se protestuesve u është thënë  se do të zhvillojnë një takim me zv.ministrin Ilir Betja, gjë të cilën protestuesit e kanë refuzuar duke thënë se nuk duan takime me persona që nuk na japin një pergjigje për problemin.

“Na thanë që të takohemi me zëvendës ministrin, por ato janë takime të rezauruara nuk na japin zgjidhje takime të tilla. Personi i vetëm që mund të na japë përgjigje në lidhje me takimin e zhvilluar në Azerbaijan është vetë ministrja Balluku”, ka thënë një protestues.

Po ashtu ata shtojnë se janë mashtruar dy herë nga zv. ministri duke shtuar se do të vijojnë protestën derisa ministrja Balluku t’u përgjigjet.

Ka më mashtrues se Ilir Betja, ditë për ditë. Në fund të qershorit tha se do të lëshohet uzina e Ballshit por vetëm na ka mashtruar. Ministrja po i shmanget përgjegjësisë, pasi në qershor ajo tha se lëshohet, por asgjë nuk ka ndodhur, atje na sjellin vetëm mashtrues. Ne jemi bërë edhe kontratat për të marrë lekët, por asgjë. Kam marrë lekë borxh për të ardhur në protestë, do vijojmë qëndrimin derisa të marrim një përgjigje”, është shprehur një tjetër protestues.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret e ballshit ne proteste naftetaret e ballshit ne proteste

Sondazh

Poll