Aktualitet

E RËNDË NË HERR të Krujës, shkëmbim zjarri mes Anti-drogës dhe kultivuesve të kanabisit, në zonë dëgjohen të shtëna

17 Shtator 2020, 09:59 Nga DOSJA
E RËNDË NË HERR të Krujës, shkëmbim zjarri mes

KRUJË- Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Herrit në Malësinë e Krujës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkëmbimi ka ndodhur mes efektivëve të Anti-drogës dhe kultivuesve të kanabisit në këtë zonë.

Ngjarja ka ndodhur teksa efektivët ishin në terren duke kontrolluar për drogë në kufirin ndarës Krujë-Tiranë.


Menjëherë policia rrethoi vendin ku u dëgjuan krismat, por nuk u gjet asnjë gëzhojë. Deri më tani, policia nuk ka dhënë asnjë sqarim për ngjarjen. Në vendngjarje ndodhet edhe RENEA dhe FNSH.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkembim me arme zjarri ne malesine e krujes shkembim me arme zjarri ne malesine e krujes

Sondazh

Poll