Aktualitet

17 Shtator 2020, 10:52 Nga DOSJA

TIRANE– Ditën e sotme kanë dalë emra të tjerë të cilët do të kandidojnë për pozicionet e KQZ-së.

Kështu kandidaturën për kryekomisioner e ka dorëzuar anëtari i KQZ, Bledar Skënderi, juristi Leonard Gremshi ka aplikuar për anëtar i Komisionit Rregullator dhe për në KAS.

Aplikantë të tjerë për KQZ të cilët kanë dorëzuar dokumente janë edhe Helga Vukaj, ish ministre teknike Financash e PD në 2017 Po ashtu kanë aplikuar:  Besnik Maho, Eldrina Karafili, Artan Kodheli dhe Sali Shehu.

Juristi Dritan Caka (eksperti i PS pranë Këshillit Politik), kandidon për Kryekomisioner, Rregullatorin dhe KAS.

Ndërkohë në mesin e aplikantëve të cilët u bënë publike ditën e djeshme janë edhe figura të njohura si: Theodhori Sollaku, Arben Isaraj, Lefterie Lleshi etj.

Aplikimet për 12 vendet vakante mbyllen nesër në orën 16:00.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pozicionet per kqz pozicionet per kqz

Sondazh

Poll