Sport

Komisioni i Disiplinës jep dënimet për zënkën masive PSG-Marseille, Kurzawa e pëson me gjashtë ndeshje, “shpëton” Ne

17 Shtator 2020, 09:31 Nga DOSJA
Komisioni i Disiplinës jep dënimet për zënkën masive

FRANCË-Komisioni i Disiplinës i LFP (Liga e Futbollit Profesional), i mbledhur këtë të martë, ka dhënë verdiktet për rastin e sfidës PSG-Olimpique Marseille 0-1, ku në fund të takimit pati përplasje masive mes futbollistëve të të dyja skuadrave.

Komisioni ka vendosur të pezullojë gjashtë ndeshje futbollistin e parizienëve Kurzawa, tri ndeshje Amavi (Olimpique Marseille), dy ndeshje Neymar dhe Paredes dhe një ndeshje Benedetto.

Çështja “Alvaro” (Neymar e akuzoi për racizëm) është nën hetim, ndërsa Di Maria do të thirret për të dëshmuar të mërkurën e ardhshme akuzohet se ka pështyrë Alvaro Gonzalezin.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport di maria marseille neymar psg di maria marseille neymar psg

Sondazh

Poll