Sport

VIDEO/VAR nuk e gjeti dot, del video kur Di Maria pështyn kundërshtarin në fushë, argjentinasi pritet të dënohet me…

16 Shtator 2020, 21:00 Nga DOSJA
VIDEO/VAR nuk e gjeti dot, del video kur Di Maria pështyn

PARIS-Futbollisti i PSG,Angel Di Maria mund të përballet me një dënim të ashpër nga Federata franceze në përballjen ndaj Marseille. Imazhet e transmetuara tregojnë qartë se argjentinasi pështyu vullnetarisht në drejtim të Alvaro Gonzalez të dielën në mbrëmje. Ky i fundit u akuzua nga Neymar si racist,por trajneri i Marseille Andre Villas-Boas mbrojti lojtarin e tij, duke thënë se ai nuk është një racist para se të vazhdonte të pretendonte se Di Maria pështyu futbollistin e tij.

Në videon e publikuar nga transmetuesi  i Ligue 1 shihet lojtari i PSG duke bërë disa hapa, para se të kthente kokën dhe pastaj të pështynte drejt mbrojtësit të Marseille.Pascal Garibian, drejtori teknik i arbitrimit, shpjegoi pas lojës se VAR nuk kishte gjetur imazhe për të vërtetuar akuzat për pështymë.

Ai tha: ‘Kjo ishte tema për të gjetur atë video dhe ne nuk mund të gjenim asnjë imazh për të mbështetur këtë fakt. Kjo nuk do të thotë që nuk ka ndodhur, por nuk ka asnjë imazh video që në një mënyrë bindëse mund të mbështesë këtë pikë të saktë.

Me shfaqjen e pamjeve të reja, Komisioni i Disiplinës i Ligue 1 ka të ngjarë të hetojë dhe Di Maria do të përballet me një pezullim deri në gjashtë ndeshje.Është e qartë, pështyma është një shkelje serioze e protokollit të koronavirusit dhe duke pasur parasysh klimën aktuale, nëse gjendet me faj, argjentinasi ende mund të përballet me sanksione më serioze. Pas Neymar, që e goditi me shuplakë në fytyrë gjatë ndeshjes Alvaro Gonzalez, duket se një tjetër titullar i PSG do të kalojë në “gijotinë” për gjestin e rëndë antisportiv.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alvaro di maria marseille psg alvaro di maria marseille psg

Sondazh

Poll

Sport 16 Shtator 2020, 11:25

GJERMANI– Nga Gjermania trajneri i Wolfsburgut Oliver Glasner ka folur në konferencën për shtyp përpara udhëtimit për në Shqipëri ku këtë të enjte skuadra e tij...