Sport

VIDEO/ Messi rikthehet në stilin “alien”, argjentinasi kënaq trajnerin Koeman me dy gola dhe një asist në miqësoren nda

16 Shtator 2020, 20:23 Nga DOSJA
VIDEO/ Messi rikthehet në stilin “alien”, argjentinasi

BARCELONË-Barcelona e Koemanit është edhe Barcelona e Messit. Kampioni argjentinas hedh pas krahëve ngjarjet e bujshme ku u përfshi personalisht gjatë kësaj vere me kërkimin për largim nga Barcelona, duke u kthyer në botën “blaugrana” me dygolësh dhe një asistim të jashtëzakonshëm që më pas çoi drejt golit Coutinhos në testin kundër Gironas, të fituar nga katalanët për 3-1.

Golin e parë e shënoi me një të djathtë të mrekullueshme nga jashtë zonës, edhe të dytin nga distanca, por i ndihmuar nga devijimi i një mbrojtësi.Në rreshtimin 4-2-3-1 të Koemanit, Messi e nisi takimin pas shpinës së Griezmannit, përkrah tij, Coutinho dhe Trincao.

Argjentinasi dhe francezi shpesh i shkëmbyen pozicionet e tyre në fushë, duke e lënë Gironan pa pika referimi. Ndeshja e Messit zgjati 61 minuta dhe përfundoi me një shtrëngim duarsh të bukur me Koemanin.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona messi barcelona messi

Sondazh

Poll

Sport 16 Shtator 2020, 11:25

GJERMANI– Nga Gjermania trajneri i Wolfsburgut Oliver Glasner ka folur në konferencën për shtyp përpara udhëtimit për në Shqipëri ku këtë të enjte skuadra e tij...