Aktualitet

Trafik droge drejt Italisë, Spanjës, Holandës dhe Dubait/ Arrestohen tre persona në Vlorë, dy të tjerë në kërkim

17 Shtator 2020, 08:23 Nga DOSJA
Trafik droge drejt Italisë, Spanjës, Holandës dhe Dubait/

TIRANE– Në vijim të operacionit anti-drogë të zhvilluar në Vlorë, ku mbrëmjen e djeshme u shoqëruan 7 persona, të tjera detaje kanë dalë në dritë.

Bëhet e ditur se me kërkesë të SPAK janë arrestuar dhe 3 persona të tjerë të cilët janë të dyshuar si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Në kërkim policia ka shpallur edhe dy të tjerë të cilët janë bashkëpuntorë të grupit.

Aksioni ka nisur pas disa hetimeve të përbashkëta të cilat kanë nisur në Itali, Spanjë, Holandë dhe Dubai, pasi trafiku i drogës dyshohet se është shtrirë deri në këto shtete.

Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona të cilët do t’i nënshtrohen verifikimeve.

Policia e Shtetit gjatë muajve të fundit ka kryer operacione anti-drogë në Malësinë e Krujës, në Kukës, në Elbasan dhe Gjirokastër. Gjatë këtyre operacioneve janë arrestuar me dhjetëra persona dhe janë asgjësuar shumë parcela me kanabis.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacion policor spak operacion policor spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shtator 2020, 07:59

ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Bujar Çelës në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kamerat në vendin e ngjarjes kanë xhiruar mom...