Aktualitet

“Dosjet e nxehta”/ Ka në dorë dhe dosjen e Jani Prengës, ky është prokurori që po udhëheq hetimet për atentatin ndaj

16 Shtator 2020, 18:14 Nga DOSJA
“Dosjet e nxehta”/ Ka në dorë dhe dosjen e Jani

TIRANË– Dosja e atentatit ndaj Preng Gjinit është një duart e një prokurori jo shumë të lakuar në media. Leonard Filopati, është prokurori që do të zhvillojë dhe udhëheqë hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë që trnditi kryeqytetin një ditë më parë.

Hapi i parë që ka ndërmarrë Filopati është sekuestrimi i të gjitha kamerave të sigurisë se lokaleve apo bizneseve të tjerë ku ka lëvizur shënjestra, pasi pamjet mund të zbardhin detaje mbi autorët e atentatit.

Gjithashtu, në komisariatin e policisë së Rrëshenit, janë shoqëruar të afërm të Preng Gjinit, i cili po lëngon në shpitalin e Traumës dhe persona të familjes Reçi gjithashtu. Referuar kalvarit të vrasjeve që kanë tronditur Mirditën, pista e parë ku po kryehn hetimet është ajo e hakmarrjes.

Filopati ka një tjetër dosje të bujshme në dorë. Bëhet fjalë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës, të cilit ende nuk i është gjetur kufoma.  Prokurori Filopati i cili ka udhëhequr hetimin deri në këtë fazë ka arritur në konkluzionin se gjashtë të pandehurit e arrestuar dhe 9 të shpallurit në kërkim kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.

Në burg në lidhje me këtë ngjarja aktualisht ndodhen Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin dhe Olsi Turjan të akuzuar për dy vepra penale “armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi”.

I arrestuar është edhe 30-vjeçari nga Kavaja Festim Bezhdili që akuzohet edhe për fshehje dhe asgjësim kufome. Ndërkohë policia vijon kërkimet për gjetjen e trupit të 49 vjeçarit, pasi në mungesë të një kufome nuk mund të ngrihen akuza të tjera për personat e dyshuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jani prenga preng gjini jani prenga preng gjini

Sondazh

Poll