Aktualitet

Pas disa ditësh, shfaqet sërish Covid-19 në Delvinë/ Identifikohen 3 raste të reja, dyshohet se janë sanitare dhe mësues

16 Shtator 2020, 17:57 Nga DOSJA
Pas disa ditësh, shfaqet sërish Covid-19 në Delvinë/

SARANDË– Ditën e sotme në Delvinë janë regjistruar 3 raste të reja me Covid-19. Sipas informacioneve mësohet se rastet e reja janë regjistruar në kopshtet dhe çerdhet e vendit.

Po ashtu bëhet e ditur se të infektuarit janë edukatore, sanitare dhe mësues, sakaq nuk dihet se në cilat kopshte janë të prekurit. Ndërkohë pas kësaj situate janë alarmuar dhe prindërit pasi i frikësohetn faktit se mund të preken me Covid-19 të vegjlit.

Infeksionet në Delvinë vijnë disa ditë pasi në vend nuk ishte shënuar asnjë rast i prekur me sëmundjen vdekjeprurëse.  Që prej fillimit ta pandemisë deri më tani në të gjithë Shqipërinë janë regjistruar 11,816 të infektuar dhe 343 të vdekur.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi kroonavriusi ne delvine koronavirusi ne shqiperi kroonavriusi ne delvine

Sondazh

Poll