Aktualitet

Del fotoja e Preng Gjinit nga spitali, 51-vjeçari “lëngon” në shtrat, pritet t’i nënshtrohet një operacioni në sy

16 Shtator 2020, 10:20 Nga DOSJA
Del fotoja e Preng Gjinit nga spitali, 51-vjeçari

TIRANË- Del fotoja e Preng Gjinit, të cilit një ditë më parë i bënë atentat. Fotoja është sigurua nga Dosja.al .

Ndërkohë, kjo medie ka publikuar edhe një foto e Preg Gjini nga spitali. Në foton e mëposhtme ai shfaqet i shtrirë në krevatin e spitali dhe ndodhet nën kujdesin intesiv. 51-vjeçari është në gjendje të stabilizuar, por mësohet se do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni, pas atij në bark, në sy, për shkak të dëmtimit që mori si pasojë e shpërthimit. Mësohet se Gjini ka marrë dëmtime edhe në krahun e majtë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme pranë Urës së Nisharakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”. Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit. Deri më tani janë shoqëruar 6 persona.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ndaj preng gjinit atentat ndaj preng gjinit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shtator 2020, 09:41

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Luigi Soreca përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka publikuar fjalën e presidentes së K...