Aktualitet

“Tani mund të lidh këpucët”! Humbi 42 kg, ish-deputeti Eduart Ndocaj flet për ndryshimin drastik: Kam bërë ndërhyrje

16 Shtator 2020, 10:03 Nga DOSJA
“Tani mund të lidh këpucët”! Humbi 42 kg,

TIRANE– Ish-deputeti i Partisë Socialistë, Eduart Ndocaj ka pësuar një transformim mjaft të madh në fizik, pasi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

“Kaubojsi” ka treguar sot për emisionin ABC e Mëngjesit, se ndryshimi i tij vjen si pasojë e një ndërhyrjeje dhe një diete drastike e ndjekur më pas.

Madje, ai ka bërë shaka duke u shprehur se tani mund të lidhë këpucët, duke qenë se barku i tij i rrumbullaksour nuk është më.

Sipas Ndocajt pesha e madhe ishte e papërballueshme dhe transformimi tani, është aq i madh saqë shumë miq e kanë ngatërruar me vëllain e tij.

Kam humbur 42 kg nga data 20 janar deri tani. Katër muajt e parë është rënia drastike, pastaj më e ngadaltë. Mbipesha është problem kryesor që mora këtë vendim. Ishte e papërballueshme. Kam bërë ndërhyrje dhe është një dietë drastike që e mbaj gjithmonë. Erdhën ca miq nga Trisete në Milano, kishim gati 3 vite që nuk takoheshim dhe më pyetën kur vjen vëllai. Është në punë dhe vjen vonë. Duam të bëjmë një foto me deputetin. Atë 120 kg, e gjeni në  foto i thashë.  Nuk dua të përdor atë që thotë kryeministri, por është rilindje. Tani mund t’i bëjë të gjitha, lidh edhe këpucët. Më përpara i merrja një numër e gjysmë më të madh”, tha Ndocaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduart ndocaj kaubojsi i parlamentit ndryshimi drastik eduart ndocaj kaubojsi i parlamentit ndryshimi drastik

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shtator 2020, 09:41

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Luigi Soreca përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka publikuar fjalën e presidentes së K...