Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit paralajmërojnë protestë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Kemi 20 paga pa marrë,

16 Shtator 2020, 09:30 Nga DOSJA
Naftëtarët e Ballshit paralajmërojnë protestë para

TIRANE- Naftëtarët e Ballshit do të protestojnë ditën e nesërme në orën 11:00, para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në Tiranë.

Ata shprehen se kanë 20 paga të pamarra dhe 11 muaj pa punë, ndërsa gjendja e tyre ekonomike është e vështirë.

Naftëtarët deklarojnë se protestat dhe manifestimet kanë rënë në vesh të shurdhër dhe se situata tashmë është bërë e padurueshme.

NJOFTIMI
PROTESTOJMË NË TIRANË

Prej shumë vitesh ne, naftëtarët e Ballshit, jemi vjedhur, tallur e nëpërkëmbur nga pronarët dhe pushtetarët. Kemi thuajse 20 paga pa marrë, edhe pse i kemi fituar me gjyq. Jemi të papunë këta 11 muaj të fundit, pa bukë për fëmijët dhe familjet tona!

Janë të shumtë rastet që naftëtarëve iu është ndërprerë edhe uji e energjia elektrike në shtëpitë e tyre. Jemi pa punë, pa pagë dhe pa perspektivë!

Grevat, protestat dhe manifestimet tona kanë rënë në vesh të shurdhër. Pronarët që na janë prezantuar si seriozë, kanë rezultuar të jenë mashtruesit e radhës. Situata jonë sa ka ardhur dhe është rënduar: tashmë është bërë e padurueshme!

Të ndodhur në këtë situatë, kemi vendosur që protestën ta zhvendosim në Tiranë, te Ministria e Energjisë, Parlamenti, Kryeministria dhe institucionet e tjera përgjegjëse. Këta institicione, që janë shkaktarë të situatës ku jemi, duhet të japin zgjidhje njëherë e mirë për 800 naftëtarë, 800 familje dhe gjithë krahinën e Ballshit!

Ju bëjmë thirrje gjithë naftëtarëve që të bashkohen ditën e nesërme, 17 SHTATOR, ORA 11:00, PARA MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË!
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të solidarizohen dhe t’na mbështesin në kërkesat tona.
BASHKOHEMI PËR TË DREJTAT TONA, PËR DJERSËN E BALLIT DHE BUKËN E FËMIJËVE!
PUNË, PAGË, PERSPEKTIVË!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftëtarët e ballshit protestë naftëtarët e ballshit protestë

Sondazh

Poll