Aktualitet

8-vjeçarja pa nënën ti vritej para syve! Vrasja në Bathore, kunati e qëlloi me pushkë sapo iku policia! Pas krimit u fsheh

16 Shtator 2020, 09:33 Nga DOSJA
8-vjeçarja pa nënën ti vritej para syve! Vrasja në

TIRANË– 8-vjeçarja ishte dëshmitarja okulare e vrasjes së nënës së saj nga xhaxhai, Agron Tanushi. Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bathore, ku kunati ka vrarë ish-bashkëshorten e vëllait ka tronditur opionionin publik. 34-vjeçarja, e cila prej kohësh ishte në konflikt me familjen e ish-burrit, u ekzekutua dje sapo ishte kthyer për të marrë sendet e saj dhe për të nisur një jetë të re në shtëpinë e vajzërisë. Por një konflikt i çastit me kunatin, ka bërë që ky i fundit të marrë armën e zjarrit dhe ta qëllojë pa mëshirë, vetëm pak hapa larg mbesës së tij. 

Sapo ka kryer vrasjen, 31-vjeçari ia mbathi të fshihej në qytetin e Lushnjes, atje ku banon një nga motrat e tij por u prangos nga Policia mesditen e sotme. I riu, i papunë dhe emigrant sezonal në Greqi, prej kohës kishte përplasje me kunatën, aq sa kjo e fundit kishte marrë edhe një urdhër mbrojtje.

Pas divorcit me bashkëshortin, Jetmira kishte vendosur që të qëndronte tek shtëpia e tij për të rritur vajzën pranë familjes së babait. Por shtëpia u kthye në mollën e sherrit. Familja e ish-burrit, madje dhe vjehrra e kërcënonin vazhdimisht, duke e detyruar ish-punonjësen e fasonerisë që të kërkonte një urdhërmbrojtje nga Policia.

Megjthatë dje, Jetmira kishte vendosur që të largohej nga shtëpia, dhe kishte shkuar për të mbledhur gjërat e saj. Por u vra në prag të derës, vetëm pak minuta pasi kishte ikur Policia, që ishte thirrur nga kunata e Jetmirës për shkak të konfliktit që kishte nisur. Tanimë Policia ka rrethuar shtëpinë ku ndodhi ngjarja, pasi I druhet një hakmarrjeje të mundshme nga familja e viktimës. Ndërsa 8-vjeçarja është larguar nga shtëpia ku vdiq edhe nëna e saj për të jetuar me dajat.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron tanushi ish-kunati vret ish-nusen e vellait jetmira hasani agron tanushi ish-kunati vret ish-nusen e vellait jetmira hasani

Sondazh

Poll