Aktualitet

Sekuestrohen 16 kg dhe 60 bimë kanabis, dy shtetas vihen në pranga në Skrapar

16 Shtator 2020, 09:27 Nga DOSJA
Sekuestrohen 16 kg dhe 60 bimë kanabis, dy shtetas vihen në pranga

SKRAPAR- Dy shtetas janë vënë në pranga në Skrapar pasi janë kapur me 16 kg dhe 60 bimë kanabis.

Policia pas një hetimi dy mujor,m arrestoi 35 vjeçarin me iniciale V. H., dhe 31 vjeçarin me iniciale S. B., të dy banues në Rehovë, Skraprar.

Pas kontrollit në banesën e V. H., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kg lëndë narkotike cannabis sativa e përpunuar.

Gjithashtu këta persona ishin shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet të jenë autorë të bimëve narkotike cannabis sativa të gjetura më parë në afërsi të banesave të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim kanabis arrestim kanabis

Sondazh

Poll