Krim brenda familjes në Bathore, 31-vjeçari vret ish-nusen e vëllait pas sherrit për shtëpinë ku jetonin, autori largohet
15 Shtator 2020, 16:54Nga DOSJA
TIRANË– Jetmira Hasani, e divorcuar para katër vitesh nga bashkëshorti, është ekzekutuar me armë zjarri pasditen e sotme në Bathore në rrugën “Apollonia”, nga ish-kunati i saj, Agron Tanushi. Hasani, prej vitesh jetonte në Greqi, por edhe pse ishte divorcuar me vëllanë e Tanushit, sa herë vinte në Shqipëri, jetonte në shtëpinë e familjes Tanushi.
Për këtë arsye, mes autorit dhe viktimës, ka pasur shumë herë sherre për shkaqe pronësie.
Jetmira Hasani, viktima, jetonte në katin e dytë edhe pse ishte divorcuar prej katër vitesh me të vëllanë e autorit, Agron Tanushi. Prej kohësh, viktima dhe autori kishin konflikte pasi Hasani pretendonte se kishte ‘pjesë’ në shtëpinë e ish-burrit, ndërsa sot, gjithçka ka nisur për mbeturinat. “Pse s’mi hodhe mbeturinat,”- mësohet t’i ketë thënë Tanushi Hasanit, duke i kërkuar llogari. Viktima ka replikuar me të, duke ‘nxehur’ gjakrat.
Sherri agravoi dhe Tanushi nxorri armën duke qëlluar mbi trupin e Hasanit dhe duke e lënë atë të vdekur. Pas krimit, Tanushi është larguar nga vendi i ngjarjes, bashkë me armën e krimit. Dosja.al ka siguruar edhe foton e aturoit, të cilin e shihni më poshtë.
Familja e Hasanit ka mbërritur në banesën ku ndodhi vrasja sapo kanë marrë lajmin e hidhur dhe janë përleshur me të afërmit e autorit, por policia ka ndërhyrë për t’i ndarë. Tashmë, policia është vënë në kërkim të 31-vjeçarit.
(k.m.f.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Spitali i Traumës është mbushur si asnjëherë më parë me njerëz. Pamjet që po shikoni tregojnë se si dhjetëra njerëz janë mbledhur para spital...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka bërë të ditur itinerarin e shënjestrës së atentatit të sotëm në mes të Tiranës, Preng Gjini. Sipas gazetares, Gjin...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur sërish për efektivin e Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka dhe të shkuarën e tij. Lleshaj u shpr...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka pranuar nga studio e OPEN se policia gaboi në moment të fundit në zbulimin e atentatorit të vrasjes së Kast...
TIRANË – Abc News siguron pamje ekskluzive nga atentati që ndodhi në mes të ditës në 14 gusht në Shëngjin dhe që u denoncua në media vetëm pak ditë m...
GREQI– Mbrëmjen e kësaj të martë kryeminitri shqiptar, Edi Rama dhe homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis do të zhvillojnë një takim sa i përket çësh...
TIRANË– Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Saukut në Tiranë, por ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar këtë ngjarje. Përhap...