Aktualitet

Basha merr pjesë në shugurimin ipeshkvor të Imzot Arjan Dodaj, publikon pamjet nga ceremonia

15 Shtator 2020, 19:25 Nga DOSJA
Basha merr pjesë në shugurimin ipeshkvor të Imzot Arjan Dodaj,

TIRANË–  Ditën e sotme kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë prezent në ceremoninë e shugurimi ipeshkvor Sh.T. Imzot Arjan Dodaj si Ipeshkëv Ndihmës i Tiranë-Durrësit.

Kreu i PD-së përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në instagram ka publikuar një foto gjatë ceremonisë së ditës së sotme, ndërsa shkruan:  Sot në ceremoninë e shugurimit ipeshkvor të Sh.T. Imzot Arjan Dodaj si Ipeshkëv Ndihmës i Tiranë-Durrësit.

Kujtojmë se pjesë e kësaj ceremonie ka qenë edhe Presidenti i vendit Ilir Meta i cili tha se këtë ditë shugurimi të Imzot Arjan Dodaj si Ipeshkëv Ndihmës i Tiranë-Durrësit, lutet për një Shqipëri më të drejtë, më të denjë, humane, të dhembshur dhe më vëllazërore. Ndër të tjera ai tha se vlerëson mesazhin e Imzot George Frendo, se politika duhet të marrë shembull dhe të zbatojë porositë e udhëheqësve fetarë të vendit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2020, 18:38

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e Abc News u shpreh se ngjarja e sotme, atentati ndaj Preng Gjinit te “Vasil Shanto” është kro...