Aktualitet

Skenarët/Ç’pritet të ndodhë në protestën e opozitës, sinjalet për dhunë dhe molotov alarmojnë policinë

13 Prill 2019, 15:06 Nga DOSJA
Skenarët/Ç’pritet të ndodhë në protestën e

TIRANË- Opozita e bashkuar sfidon për herë të tretë qeverinë e socialistëve, në një protestë që sipas raportimeve nga terreni do të kulmojë me pjesëmarrje masive të qytetarëve nga e gjithë Shqipëria. Kryeministri Edi Rama anuloi vizitën e programuar për në Katar, ndërkohë që kryeministria është blinduar. Të rinjtë e FRPD mësohet se do të organizojnë një koreografi me çadra: Rama ik! Një nga skenarët e përfolur është se opozita do e kalojë natën para kryeministrisë.

Por përtej “luleve”, errësira risjell frikën se në protest mund të ketë incidente dhune.

Opozita ka garantuar se protesta do të jetë e qetë dhe se qytetarët do të protestojnë paqësisht në bulevard. 

Por jo të njëjtat sinjale vijnë nga Policia e Shtetit.

Burime për Dosja.al nga komisariatet 1, 3 dhe 4, raportojnë se uniformave blu iu është kërkuar angazhim maksimal, pasi ka informacione se protestuesit do të sulmojnë me molotov kryeministrinë.

Blutë e Tiranës janë alarmuar duke mobilizuar FNSH, snajpera, reparti Shqiponja dhe efektivët e Rendit, në një kordon policor që do të rrethojë zyrën e Ramës.

Në bulevard janë vendosur edhe autoblinda me ujë për të ndërhyrë në çdo rast. Leja për organizimin e protestës është dhënë deri në orën 23:59 minuta të mbrëmjes së sotme.

Qindra reporterë shqiptarë por edhe të huaj janë të vendosur për të raportuar atë që do të ndodhë, e cila sipas organizatorëve do të ketë surpriza.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 13 prill 2019 protesta e opozites 13 prill 2019

Sondazh

Poll