Aktualitet

Kunati që vrau me armë zjarri nusen e vëllait, Policia nis kërkimet: Po krehim zonën

15 Shtator 2020, 17:08 Nga DOSJA
Kunati që vrau me armë zjarri nusen e vëllait, Policia nis

TIRANË–Agron Tanushi ka vrarë pasditen e sotme kunatën e tij. Policia ka mbërritur me urgjencë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H. 

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit. Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m.f.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron tanushi bathore jetmira hasani vrasja ne bathore agron tanushi bathore jetmira hasani vrasja ne bathore

Sondazh

Poll