Aktualitet

Përplasja në KP për ekspertizën e OSBE/ODIHR! Vasili dhe Bylykbashi kërkojnë takim nesër, ‘ndërhyn’ Meta. Gjiknuri r

15 Shtator 2020, 16:23 Nga DOSJA
Përplasja në KP për ekspertizën e OSBE/ODIHR! Vasili dhe

TIRANË– Dy anëtarët e Këshillit Politik, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë kërkuar mbledhje ditën e nesërme në orën 10:00. Dy përfaqësuesit e opozitës së bashkuar jashtëparlamentare, duan sërish mbledhje me qëllim gjetjen e konsensusit për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që palët nuk bien dakord.

“Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme,”-shkruhet në letër.

Presidenti Ilir Meta kërkon konsensus nga të gjitha palët për ndyshimet që do të bëhet në Kodin Zgjedhor. Ndërkohë Damian Gjiknuri në përgjigjen e tij thekson se takimi do të mbahet në datën të premten e kësaj jave 18.09.2020 dhe jo ditën e nesërme 16.09.2020, datë e cila është kërkuar nga opozita. Gjiknuri thotë se opozita po mundohet që të zvarrisë procesin, dhe bën thirrje se të premten pret edhe draftin me propozimet konkrete që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor

Pas takimit të djeshëm të Këshillit Politik, opozita propozoi të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve, por është shprehur gati për hapjen 100% të listave. Ndërsa, Gjiknuri u shpreh se opozita duhet të dorëzojë draftet deri të premten, dhe të mos vonojë me qëllim implementimin e të gjitha ndryshimeve Kushtetuese.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet damian gjiknuri ilir meta keshilli politik 16 shtator 2020 oerd bylykbashi petrit vasili rudina hajdari damian gjiknuri ilir meta keshilli politik 16 shtator 2020 oerd bylykbashi petrit vasili rudina hajdari

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2020, 14:25

TIRANË– Zef Ahmetaj vendosi që në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel të tregonte historinë e tij të dhimbshme të jetës. Ai dhunohej nga bashkë...