Aktualitet

Shkatërrohen furnizuesit e ‘Ndrangheta’-s në Itali, pranga 46 personave, mes tyre shqiptarë dhe krahu i klanit Gallica, s

15 Shtator 2020, 15:47 Nga DOSJA
Shkatërrohen furnizuesit e ‘Ndrangheta’-s në Itali, pranga

ITALI– 46 persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal, dhe veprinin në disa vende të Europës. Në kuadër të një operacioni të koduar “Ponente”, në bashkëpunim, me autoritetet franceze, u ekzekutuan 46 urdhër arreste, ndërsa u vu nën sekuestro një pasuri dhe të mira materiale me vlerën e 900 mijë eurove.

Mediat italiane shkruajnë se të arrestuarit furnizonin grupin kriminal me sasi të mëdha kokainë për llogari të ‘Ndrangheta’-s dhe vepronin mes Italisë, Francës, Belgjikës dhe Holandës. Mes të arrestuarve mësohet Filippo Morgante, 50 vjeç, një element i shquar i klanit Gallico, që sipas hetuesve ishte krahu i armatosur i grupit.

Morgante rezulton i dënuar me 18 vjet në Reggio Calabria për grup të strukturual kriminal.  Pjesë të grupit ishin edhe disa shqiptarë, për të cilët mediat nuk japing detaje.

Prokurori, Francesco Cozzi tha në një konferencë për shtyp mbi operacionin ‘Ponente’ se u deshën më shumë se dy vite hetim për të vënë të 46 personat në pranga. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe armë, të tipit Scorpion dhe kallashnikov.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet filippo morgante klani gallica ndragheta shkaterrohet grupi ne itali filippo morgante klani gallica ndragheta shkaterrohet grupi ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2020, 14:25

TIRANË– Zef Ahmetaj vendosi që në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel të tregonte historinë e tij të dhimbshme të jetës. Ai dhunohej nga bashkë...