Aktualitet

Shqipëria në flakë, riaktivizohen vatrat në Lezhë, Fushë Krujë dhe Tepelenë

15 Shtator 2020, 16:44 Nga DOSJA
Shqipëria në flakë, riaktivizohen vatrat në Lezhë,

SHQIPËRI– Vatrat e zjarrit janë riaktivizuar sërish në vendin tonë. Mësohet se fshati Beçisht në Tepelenë është përfshirë nga një zjarr i madh në very të tij. mësohet se pyje dhe kullota, vetëm 100 metra larg zonës së banuar janë përfshirë nga zjarri.

Banorët janë vënë në panik, pasi flakët mund t’u shkojnë pranë banesave të tyre, duke u rrezikuar shtëpitë dhe gjërat që kanë brenda.

Ndërkohë në kënetën e Dervenit, në Fushë Krujë ka rënë një tjetër zjarr. Zjarri ka djegur deri tani një sipërfaqe prej më shumë se 5 hektarë kallamishte, si dhe një sipërfaqe me pemë frutore. Jo larg zjarrit ndodhen disa banesa, të cilat rrezikohen nga përhapja e flakëve.

Zjarrfikësja e Niklës ka mbërritur në vendngjarje dhe po mundohen të lokalizojë flakët.

Një tjetër vatër e aktivizuar është në qytetin e Lezhës. Mësphet se nga flakët është përfshirë një masiv pyjor në fshatin Manati të Lezhës. Zjarri po përhapet me shpejtësi e ndihmuar dhe nga era e fortë. Për të treja vatrat, dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarre ne shqiperi zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2020, 14:25

TIRANË– Zef Ahmetaj vendosi që në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel të tregonte historinë e tij të dhimbshme të jetës. Ai dhunohej nga bashkë...