Aktualitet

Klevis Kapllani s’hoqi dorë nga trafiku i drogës dhe pas daljes nga burgu! Prokuroria merr në dorë telefonin e të sho

15 Shtator 2020, 16:05 Nga DOSJA
Klevis Kapllani s’hoqi dorë nga trafiku i drogës dhe pas daljes

RROGOZHINË– Klevis (Bledi) Kapllani, nuk kishte hequr dorë nga trafiku i drogës edhe pas kthimit nga Italia. Dy vite më parë, pasi kreu dënimin për trafik të lëndëve narkotike, Kapllani u kthye në Shqipëri për t’u marrë më bujqësi, por në mënyrë të fshehtë, vijonte të merrej me ‘punët e jashtëligjshme’.

Në duart e prokurorisë ndodhen edhe dy aparatë celularë, një i markës “Iphone”, të cilin 33-vjeçari e përdorte vetëm me Wifi dhe nuk mbantë kartë, dhe telefoni i bashkëshortes së të ekzekutuarit. Me telefonin e të shoqes, dyshohet se 33-vjeçari kryente çdo bisedë në lidhje me ‘biznesin’ e tij dhe për këtë arsye ai do të zbërthehet.

33-vjeçari Klevis Kapllani u gjet i pajetë në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm brenda makinës së tij. I riu u ekzekutua me 14 plumba. Kapllani rezulton se është dënuar në Itali për trafik droge, dhe kjo është një ndër pistat ku po hetohet. Në lidhje me ngjarjen është shoqëruar për në komisariat kushëriri i viktimës, me inicialet F.Th.. Ai dyshohet se ka lidhje me krimin por ende nuk dihet saktësisht se si është përfshirë.

Ndërkohë, mësohet se janë marrë në pyetje nëna, babai dhe bashkëshortja e të ndjerit. Tabulatet telefonike dhe dëshmitë, pritet që të hedhin dritë mbi ekzekutimin me 14 plumba të Kapllanit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klevis kapllani vrasje në rrogozhinë klevis kapllani vrasje në rrogozhinë

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2020, 14:25

TIRANË– Zef Ahmetaj vendosi që në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel të tregonte historinë e tij të dhimbshme të jetës. Ai dhunohej nga bashkë...