Aktualitet

Trafikoi 613 kg kokainë fshehur në banane, mbyllet pas 9 orësh seanca maratonë. GJKKO jep 14 vite burg për Arbër Çekajn

15 Shtator 2020, 16:38 Nga DOSJA
Trafikoi 613 kg kokainë fshehur në banane, mbyllet pas 9 orësh

TIRANË– 14 vite burg për Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë “Arbi Garden” brenda kamionit të të cilit u gjetën 613 kg kokainë dy vite më parë. Çekaj u dënua me 21 vite burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar do të kalojë 14 vite në burg. Po ashtu janë dënuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij Donald Lushaj dhe Armando Pezaku. Donald Lushaj, administratori i ‘Arbi Garden’ u dënua me 16 vite që u reduktua me 10 vite e 8 muaj, ndërsa shoferi i kamionit Armando Pezaku, u dha dënimi me 13 vite burgim, i cili do të ulet në 8 vite e 8 muaj. Të tre akuzohen se kanë marrë pjesë në grup të strukturuar kriminal dhe trafikuar lëndë narkotike ndërkombëtar narkotikësh.

Seanca ka nisur mesditën e sotme dhe ka zgjatur thuajse 9 orë, ku palët kanë paraqitur para togave të zeza argumentat e tyre. Çekaj ka vendosur që të mbrohet vetë duke folur për gati 32 minuta para togave të zeza. Ai ka renditur të gjitha faktet që sipas tij e nxjerrin “të larë” nga akuzat që janë ngritur ndaj tij, duke u shprehur se nëse do të kishte gisht në transportin e kokainës, nuk do të kishte shkuar në Gjermani por në një vend pa marrëveshje ekstradimi me vendin tonë.

Ndërsa avokati i tij, Maks Haxhia jashtë godinës për mediat është shprehur se vendimi nuk ishte i drejtë duke u shprehur kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme për dënimin me 21 vite burg ndaj klientit të tij. Duke e konsideruar vendimin qesharake, Haxhia u shpreh se gjyqtarët dhanë vendimin “fajtor” për të bërë karrierë.

Sasia rekord e kokainës u kap në shkurtin e vitit 2018, ku policia shqiptare e sinjalizuar nga ajo greke sekuestroi 613 kg kokianë në konterinerin e bananeve të kompanisë së Çekajt, “Arbër Garden”. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 613 kg kokaine ne maminas arber cekaj maks haxhia 613 kg kokaine ne maminas arber cekaj maks haxhia

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2020, 14:25

TIRANË– Zef Ahmetaj vendosi që në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel të tregonte historinë e tij të dhimbshme të jetës. Ai dhunohej nga bashkë...