Aktualitet

“S’është ngatërruar me njeri”/ Banorët tregojnë si e njihnin Klevis Kapllanin që u vra sot: U habitëm…

15 Shtator 2020, 14:16 Nga DOSJA
“S’është ngatërruar me njeri”/ Banorët

RROGOZHINË– Banorët e lagjes së Rrogozhinës, ku dhe banonte Klevis Kapllani që u vra sot, kanë treguar se i ndjeri ishte një person i qetë. Teksa janë pyetur nga mediat, banorët rrëfyen se janë habitur kur e kanë dëgjuar këtë lajm, pasi ai ishte një djalë i mirë.

Nuk ma do mendja që të ketë pasur probleme……Janë çuna shumë të mirë, me asnjë nuk janë ngatërruar. Unë sot e mora vesh që kishte vdekur, se nuk e dija. Jam habitur…..E kemi çun teze, e ka burri. Nuk dimë gjë, sepse ne jemi nga Paprri Elbasanit,”- shprehen ata për Top-Channel.

Pas minutës 01:00:

33-vjeçari Klevis Kapllani u gjet i pajetë në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm brenda makinës së tij. I riu u ekzekutua me 14 plumba. Kapllani rezulton se është dënuar në Itali për trafik droge, dhe kjo është një ndër pistat ku po hetohet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klevis kapllani vrasje në rrogozhinë klevis kapllani vrasje në rrogozhinë

Sondazh

Poll