Politike

Rama ‘ngre stekën’, rrit objektivin për zgjedhjet para socialistëve: Dua 80 mandate

15 Shtator 2020, 15:00 Nga DOSJA
Rama ‘ngre stekën’, rrit objektivin për zgjedhjet para

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka ‘ngritur stekën’ me kërkesat që ka parashtruar përballë drejtuesve politik në qarqe.

Burime brenda selisë rozë kanë konfirmuar për Dosja.al se numri një i socialistëve ka kërkuar që objektivi për zgjedhjet paralmentare që do të zhvillohen më 25 prill të vitit të ardhshëm, janë 80 mandate.

Ndryshe nga 74 që kërkoi gjatë mbledhjes në Elbasan, Rama tashmë i ka rritur kërkesat.

Kjo kërkesë u shtrua një ditë më parë, gjatë mbledhjes së përjavshme të socialistëve. Rama u la porosi drejtuesve të qarqeve që të dalin për fushatë dhe të kenë si prioritet komunikimin me qytetarët.

Nga raportimi, qarqet në Veri të Shqipërisë rezultuan më shumë problematikë. Një tjetër porosi e kryeministrit ishte edhe ‘hetimi’ i Opozitës, për mënyrën se si do të angazhohet në fushatë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama mbledh socialistet edi rama rama mbledh socialistet

Sondazh

Poll