Politike

1 orë takim në seli/ Ambasadorët ndërkombëtarë “zbarkojnë” në zyrën e Bashës, kërkojnë ndërmjetësim për përp

15 Shtator 2020, 10:31 Nga DOSJA
1 orë takim në seli/ Ambasadorët ndërkombëtarë

TIRANË– 1 orë bisedime kokë më kokë brenda selisë së Partisë Demokratike mes përfaqësuesve të opozitës dhe diplomatëve ndërkombëtarë. Ditën e sotme kreu i PD-së, artisë Demokratike, Lulzim Basha, në orën 15;00 ka pritur në seli ambasadorin i BE-së, Luigi Soreca dhe me ambasadorin i Britanisë së Madhe, Duncan Norman. Ndwrsa në vend të ambasadores amerikane Yuri Kim ka shkuar zëvendësja e saj, Leyla Moses Ones.

Të pranishëm në takim kanë qënë edhe anëtarët e Këshillit Politik të opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi. Kryefjalë e takimit ka qënë reforma zgjedhore dhe ndryshimet në kodin zgjedhor, ku do të përcaktohen koalicionet dhe listat e hapura kanë qenë në fokus të takimit.

Takimi vjen vetëm një ditë pas rimbledhjes së Këshillit Politik, që u rimblodh dje me kërkesë të Partisë Socialiste. Opozita propozoi të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve, por është shprehur gati për hapjen 100% të listave.

Ndërkohë, Gjiknuri u shpreh se opozita duhet të dorëzojë draftet deri të premten, dhe të mos vonojë me qëllim implementimin e të gjitha ndryshimeve Kushtetuese.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik 14 shtator luigi soreca lulzim basha oerd bylykbashi petrit vasili yuri kim keshilli politik 14 shtator luigi soreca lulzim basha oerd bylykbashi petrit vasili yuri kim

Sondazh

Poll