Politike

FOTO/ PD padit Drejtorin e Ujësjellësit Rrogozhinë: Po përdor administratën për zgjedhje, punonjësve iu kërkohet numri i

15 Shtator 2020, 10:21 Nga DOSJA
FOTO/ PD padit Drejtorin e Ujësjellësit Rrogozhinë: Po

TIRANË– Partia Demokratike ka kallëzuar në prokurori drejtorin e Ujësjellësit në Rrogozhinë, Skënder Dedej, se po shantazhon punonjësit për të plotësuar një formular ku iu kërkohet që të japin të dhënat e tyre personale, të numrit të votave që mundet të sigurojnë e po ashtu edhe qendrën e votimit. Po ashtu, PD akuzon Dedejn se ka shantazhuar punonjësit për të gjetur vota. Bashkëngjitur me deklaratën, selia blu ka dërguar dhe mesazhin e punonjësit të Ujësjellës -Kanalizimeve Rrogozhinë.

DEKLARATA E PLOTË E PD: 

Formulari i mbledhjes së votave për Partinë Socialiste prek edhe të gjitha institucionet në Rrogozhinë. Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Rrogozhinë Skender Dedej, shkel hapur ligjin dhe shantazhon punonjësit për plotësimin e një Formulari partiak të paligjshëm. Ky është krim dhe abuzim i rëndë me detyrën. Partia Demokratike Rrogozhinë dënon këtë akt kriminal të Skënder Dedej dhe e garanton se do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë hezitim. Gjatë ditës së sotme kemi përcjell të dhënat e plota për kallëzimin e tij në prokurori për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të Kodit Penal. Partia Demokratike Rrogozhinë garanton të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike dhe nuk bien pre e presionit të paligjshem, se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021. Më poshtë denoncimi i punonjesit të UKRR, që ka përcjell provat mbi këtë rast të shkeljes hapur të ligjit:

“Pershendetje i nderuar si kalove,jam nje punonjes i Ujesjelles Kanalizime Rrogozhine dhe doja tju vija ne dijeni se drejtori jone Skender Dedej po na kerkon nga 10 deri 50 emra nga fisi jone per ti marre kartat e identitetit e numrat e telefonit per numer per zgjedhjet e prillit. Ne jemi punetore te thjeshte me rroge 220 mije leke me makinat tona e cdo te keqe ?”.

Që prej të shtunës, Partia Demokratike ka publikuar disa raste, ku sipas demokratëve, punonjësve të administratës iu bëhet presion për të siguruar vota për PS. Nëpunësve u kërkohet të dorëzojnë listat me emrat, adresat dhe numrin e kartës së identitetit, të 20-50 pesonave (sipas funksionit) që ata marrin përsipër të sjellin për të votuar për Partinë Socialiste, në të kundërt, ata shantazhohen me largim nga puna.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike formularet per votat partia demokratike skender dedej formularet per votat partia demokratike skender dedej

Sondazh

Poll