Politike

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, Soreca mesazh për politikën: Dëgjoni qytetarët, të kenë peshë në politikë-bërje!

15 Shtator 2020, 10:01 Nga DOSJA
Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, Soreca mesazh për

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian, në Shqipëri, Luigi Soreca, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ka dhënë një mesazh për politikën.

Në një postim në rrjetet sociale, pas apelit të homologes së SHBA Yuri Kim edhe Soreca shprehet se në të gjithë botën demokracia po përballet me sfida për shkak të Covid-19. Ai ndër të tjera, iu është drejtuar të gjithë politikanëve që të dëgjojnë qytetarët pasi ata kanë të drejtë të marrin pjesë në politikë.

“Në të gjithë botën demokracia po përballet me sfida, për shkak të COVID- 19. Besimi i qytetarëve në demokraci  duhet të merret si i mirëqenë. Qytetarët kërkojnë pjesëmarrje më të madhe në politikëbërje dhe transparencë. Ne duhet të dëgjojmë dhe duhet të ndërtojmë besimin “.-shprehet Soreca.

“Around the world democracy is facing challenges, exacerbated by #COVID19. Citizens’ belief in democracy should not be taken for granted. Citizens ask for greater participation in policy-making & for transparency. We must listen & we must build trust”. ? https://t.co/6qowSrukRs

— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) September 15, 2020

 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca luigi soreca

Sondazh

Poll