Politike

7 deri në 8 mijë euro në vit/ Kjo është shkolla që “rekruton” fëmijët e socialistëve, në të studiojnë Zaho Rama,

15 Shtator 2020, 07:32 Nga DOSJA
7 deri në 8 mijë euro në vit/ Kjo është shkolla që

TIRANË- “World Academy Tirana” është shkolla private në kryeqytet, në të cilën studiojnë fëmijët e ministrave,  deputetëve dhe socialistëve. Shkolla është në pronësi të Mirlinda Çelmetës dhe procesi mësimor në të zhvillohet si në shkollat në SHBA. Një vit shkollor në të nuk kushton pak, por 7-8 mijë euro. Kjo është edhe një nga arsyet që të janë “grumbulluar” fëmijët e VIP-ave dhe njerëzve të maxhorancës.

Por, kush studion në këtë shkollë shumë të shtrenjtë? 

Dosja.al raportoi ditën e djeshme, se djali i vogël i kryeministrit Edi Rama, Zaho Rama studion në këtë shkollë. Ai dje nisi klasën e parë dhe tashmë babai i tij do të paguajë deri në 8 mijë euro në vit për studimet e të birit. Rama zgjodhi që djali i tij të studionte në një shkollë private dhe pse çdo ditë bën propagandë për shkollat publike.

Por jo vetëm kaq. Dosja.al mëson se në këtë shkollë studion edhe djali i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Drini. Po kështu, në të studiojnë edhe fëmijët e Damian Gjiknurit.

Pra, “World Academy Tirana” është shkolla në të cilën rekrutohen fëmijët e socialistëve. Ajo është cilësuar si një nga shkollat më të shtrenjta në vend.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmit bushati edi rama zaho rama ditmit bushati edi rama zaho rama

Sondazh

Poll