Politike

Pas takimit me ambasadorët në selinë blu, Vasili dhe Bylykbashi kërkojnë takim të Këshillit Politik nesër: Duam eksperti

15 Shtator 2020, 14:49 Nga DOSJA
Pas takimit me ambasadorët në selinë blu, Vasili dhe Bylykbashi

TIRANË– Pas takimit me diplomatët ndërkombëtarë, dy përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik kanë kërkuar një tjetër takim ditën e nesërme. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi në një letër dërguar anëtarëve të tjerë kanë kërkuar takim nesër në orën 10:00 me qëllim gjetjen e konsensusit për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që palët nuk bien dakord.

“Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme,”-shkruhet në letër.

LETRA E PLOTË:

PAS TAKIMIT ME AMBASADORËT, OPOZITA KËRKON THIRRJEN E MBLEDHJE SË KËSHILLIT POLITIK

Të nderuar kolegë, Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë: Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00.

Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme.

Oerd Bylykbashi Petrit Vasili

Ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë përgjigje nga dy anëtarët e tjerë të Këshillit, përfaqësuesi i maxhorancës Damian Gjiknuri dhe ajo e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari.

Pas takimit të djeshëm të Këshillit Politik, opozita propozoi të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve, por është shprehur gati për hapjen 100% të listave. Ndërkohë, Gjiknuri u shpreh se opozita duhet të dorëzojë draftet deri të premten, dhe të mos vonojë me qëllim implementimin e të gjitha ndryshimeve Kushtetuese.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik oerd bylykbashi petrit vasili keshilli politik oerd bylykbashi petrit vasili

Sondazh

Poll