Aktualitet

Shtyu të miturin të vjedhë në një minimarket, arrestohet 47- vjeçari në Kukës

15 Shtator 2020, 08:29 Nga DOSJA
Shtyu të miturin të vjedhë në një minimarket,

KUKËS– Një 47-vjeçar nga Kukësi është arrestuar ditën e sotme nga Policia, pasi ky i fundit kishte detyruar një që të vjedhë në market.

Mësohet se Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë vënë në pranga shtetasin Y. A., pasi dyshohet se nëpërmjet kanosjes ka shtyrë shtetasin e mitur J. M.,në moshën 14 vjeçare të vjedhë para në një minimarket në qytetin e Kukësit. Policia bën të ditur se i mituri ka vjedhur një sasi lekësh.

Policia bën të ditur se është proceduar në gjendje të lirë i mituri J. M., për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i Policisë 

Shtyu të miturin të vjedhë në një minimarket, arrestohet nga Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan shtetasin Y. A., 47 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se nëpërmjet kanosjes ka shtyrë shtetasin e mitur J. M., 14 vjeç, të vjedhë në një minimarket në qytetin e Kukësit, ku ka vjedhur një sasi lekësh.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur J. M., për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Shtytja e të miturve në krim”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”, ” Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Vjedhja”.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kukes kukes

Sondazh

Poll