Aktualitet

I ngacmoi seksualisht të bijën e mitur, babai i tronditur rreh 43-vjeçarin, vihet në pranga bashkë me të

14 Shtator 2020, 13:38 Nga DOSJA
I ngacmoi seksualisht të bijën e mitur, babai i tronditur rreh

LUSHNJË– Një 54-vjeçar me inicialet Xh. B., banues në Lushnjë ka goditur me grushte 43 vjeçarin me inicialet N. Ç., gjithashtu banues në Lushnje, pasi e bija 17 vjeçe, i kishte treguar se ai e ngacmonte seksualisht. 

Për pasojë, 54-vjeçari është vënë në pranga. I arrestuar është edhe 43-vjeçari që akuzohet për veprat penale “Ngacmimi seksual”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit personal iu gjet dhe sekuestrua një kapsollë detonatore e paplasur, fishekë arme gjahu dhe një mjet prerës (thikë).

Të dy të arrestuarit për momentin ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve, më pas do të dërgohen në qeli. 

Njoftimi i policisë Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin: Xh. B., 54 vjeç, banues në Lushnjë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka goditur me grushte shtetasin N. Ç., 43 vjeç, banues në Lushnjë, me motivin se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 17 vjeçe. Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit N. Ç., për veprat penale “Ngacmimi seksual”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit personal këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një kapsollë detonatore e paplasur, fishekë arme gjahu dhe një mjet prerës (thikë). Të dy shtetasit e arrestuar ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet babai rreh 43 vjecarin pasi i ngacmonte te bijen lushnje babai rreh 43 vjecarin pasi i ngacmonte te bijen lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shtator 2020, 11:43

TIRANË -Shkolla 9-vjeçare ‘1 Qershori’ në Kombinat hapi sot dyert për nxënësit, e rikonstruktuar dhe me kapacitete të dyfishuara. Nga mjediset e rej...