Aktualitet

Zaho me tufë lulesh në dorë/ Linda Rama publikon foto nga dita e parë e shkollës, nuk ngurron të përqafojë të birin: Nj

14 Shtator 2020, 09:33 Nga DOSJA
Zaho me tufë lulesh në dorë/ Linda Rama publikon foto nga dita e

TIRANË- Linda Rama, gruaja e kryeministrit Edi Rama ka publikuar disa foto të Zahos, në ditën e parë të shkollës. Në një prej fotove, Linda Rama shfaqet duke përqafuar të birin e saj dhe tek tjetra shfaqet vetë Zaho me një tufë lulet në dorë. Këtë të fundit me siguri, Zaho e ka si dhuratë për mësuesen e tij.

“Zaho ne shkollë. Filloi sot një vit shkollor sfidues për femijët, mësuesit, prindërit. Të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe t’i urojmë fëmijëve mbarësi në mësim, por edhe shumë lojë dhe gëzim!”, shkruan Linda Rama në një postim në Twitter.

Sot nisi viti i ri shkollor dhe afro 480 mijë nxënës u ulën në bankat e shkollës. Gjatë procesit mësimor do të respektohen masat për COVID-19. Nxënësit duhet të mbajnë maska, të respektojnë distancimin social si dhe të qëndrojnë vetëm në bankë. Por këto masa nuk janë respektuar që ditën e parë, nxënësit dhe prindërit janë shfaqur grumbull para shkollave.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapja e shkollave linda rama zaho rama hapja e shkollave linda rama zaho rama

Sondazh

Poll