Aktualitet

33 shkolla në Berat nisin vitin e ri shkollor/ Mësimi në dy turne, masat që merren në klasa, gjatë pushimit do të…

14 Shtator 2020, 08:25 Nga DOSJA
33 shkolla në Berat nisin vitin e ri shkollor/ Mësimi në dy

BERAT– Viti i ri shkollor 2020-2021 ka nisur në 33 shkollat e qytetit të Beratit.

Në shkollat në këtë qytet situata paraqitet më e normalizuar. Masat janë marrë dhe nxënësit e mësuesit po i ndjekin ato me përpikmëri. Në hyrje të shkollës bëhet matja e temperaturës e nxënësve ku të pajisur me maska shkojnë në klasat përkatëse ku do duhet të qëndrojnë të ulur vetëm në bankë dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri.

Eshte parashikuar që mësimi të zhvillohet me dy turne ku ka një numër të konsiderueshëm nxënësish ku çdo bankë do të ketë vetëm një nxënës, kjo për të ruajtur distancimin social për parandalimin e infektimit të nxënësve me covid-19.

Ky mësim do te jete me orar të reduktuar ku turni i parë do të fillojë mësimi në orën 8:00 dhe do ta përfundoje në 11:15  minuta duke i lënë një kohë pushim për dizifektimin e ambjentit, ndërsa turni i dytë fillon në orën 11:45 dhe përfundon në orën 15:00 të mbasdites.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nisja e shkolles ne berat viti shkollor 2020-2021 nisja e shkolles ne berat viti shkollor 2020-2021

Sondazh

Poll