Aktualitet

Kadastra e Vlorës nuk gjen qetësi! Radhën e kanë zëvendësdrejtorët për tu larguar, gjenden menjëherë zëvendësuesit e

14 Shtator 2020, 09:19 Nga DOSJA
Kadastra e Vlorës nuk gjen qetësi! Radhën e kanë

VLORE– Dy muaj nga largimi i fundit në Kadastrën e Vlorës, ka sërish të reja nga ky institucion.

Këtë herë nuk janë ndryshuar kryetarët e saj, por dy zëvendësdrejtorët e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.

Kështu Vjola Hima dhe Renato Banushi janë dy zëvendësdrejtorët të cilët do të largohen dhe në vend të tyre do të emërohen Rinald Koburja dhe Jonela Dervishaj.

Kjo situatë në Kadastrën e Vlorës ka disa vite që vijon të mbetet e njëjtë, ku problemet e pronave nuk po marrin fund. Para Pilkatit kanë qenë dhe 9 drejtorë të tjerë që janë larguar. Himaj ishte drejtori e radhës e këtij institucioni që kishte marrë përsipër të rregullonte konfliktin e pronave në këtë zonë.

LISTA E DREJTORËVE TË LARGUAR

Në vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga: Viola Hima (4 ditë në detyrë), Bilbil Aliaj ( 4shkurt -22 maj 2020), Taulant Canameti (nëntor 2019-shkurt 2020), Elona Hodaj (shtator 2019-tetor 2019), Alteo Nazëraj (shtator 2019-shtator 2019), Florian Almadhi (maj 2019-shtator 2019), Klodian Troci (korrik 2018–shtator 2019), Sokol Banaj (janar 2018–korrik 2018) dhe Rezart Elmazi (tetor 2015-korrik 2017).

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kadastra e vlores ndryshime ne kadaster kadastra e vlores ndryshime ne kadaster

Sondazh

Poll