Aktualitet

E lanë katër ditë të vuante në banesë/ Ndërron jetë tek Infektivi 60-vjeçarja që u prek nga COVID-i

14 Shtator 2020, 08:35 Nga DOSJA
E lanë katër ditë të vuante në banesë/

PËRMET- Shënohet një tjetër viktimë nga COVID-19 në qytetin e Përmetit. Mësohet se viktima e radhës është 60-vjeçarja Anika Komino, e  cila humbi jetën një ditë pasi u shtrua me urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë.

Mësohet se 60-vjeçarja qëndronte e izoluar në banesë prej katër ditësh, pasi kishte simptoma, por tamponi nuk e kishte bërë. Të afërmit e saj sapo vure re rëndimin e gjendjes së saj, e nisën atë me autoambulancë  drejt Tiranës.

Ndërkohë, në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. Një ditë më parë humbën jetën edhe 4 pacientë të tjerë dhe rezultuan të infektuar edhe 168 raste të reja. Në total numri i viktimave ka shkuar në 334.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anika komino humb jetën 60-vjeçarja anika komino humb jetën 60-vjeçarja

Sondazh

Poll