Aktualitet

“Duam pagat tona”/ Tensione në Ballsh, naftëtarët tentojnë të futen me forcë në uzinë, policia i shpërndan me spraj

14 Shtator 2020, 08:02 Nga DOSJA
“Duam pagat tona”/ Tensione në Ballsh, naftëtarët

BALLSH- Tensione në Uzinën e Ballshit. Mëngjesin e sotëm naftëtarët e Ballshit po protestojnë para kësaj uzine, pasi kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Ata tentojnë herë pas here për t’u futur me forcë në ambientet e kësaj uzine, ku janë përplasur me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivët e Policisë së Fierit.

Policia ka përdorur spraj për shpërndarjen e turmës dhe nuk i lejon ata që futen në uzinë. Gjatë përplasjes me Policinë kanë humbur ndjenjat 2 protestues. Këta të fundit janë është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Pas përplasjeve, kryetari i sindikatës së naftëtarëve të bashkuar Sokol Dautaj doli në një deklaratë përpara naftëtarëve. Ai tha se protestuesit nuk duan që Ballshi të kthehet si Beiruti kjo pasi pajisjet teknologjike dhe kimike që ndodhen në uzinë rrezikojnë të shpërthejnë në zjarr nëse nuk mirëmbahen.

Ndërkohë protestuesit brohorasin njëzëri: “Duam lekët tona. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Nëse fëmijët bëhen si këta politikanë, harram ju qoftë. Hapni derën, ky është vendi jonë i punës, nuk kemi gjë me policët. Ne duam vetëm pagat dhe rifillimin e punës”. 

Kjo është protesta e disatë e naftëtarëve të Ballshit. Edhe më herët ata kanë kërkuar pagat e prapambetura dhe i kanë bërë edhe kërkesë ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, por kjo e fundit nuk u është përgjigjur. Rafineria e Ballshit është e mbyllur prej muajsh, duke lënë naftëtarët pa të ardhura. Këta të fundit në muajin prill morën pagën e luftës prej 40 mijë lekësh, por për ta ishte e pamjaftueshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret e ballshit ne proteste tesione në uzinën e ballshit naftetaret e ballshit ne proteste tesione në uzinën e ballshit

Sondazh

Poll