Aktualitet

Tensione në Ballsh/ Policia shpërndan me spraj protestuesit, naftëtarët: Rama mos jep miliarda për koncesione, investo edhe

14 Shtator 2020, 09:06 Nga DOSJA
Tensione në Ballsh/ Policia shpërndan me spraj protestuesit,

BALLSH- Vijojnë përplasjet në uzinën e Ballshit. Policia ka shpërndarë me srpaj natëtarët e Ballshit, të cilët kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e kësaj uzine. Ndërkohë një qytetar ka deklaruar për mediet se kërkojnë rifillimin e punës dhe pagat e prapambetura.

“Nuk e di nëse ministri po e sheh situatën këtu ku policia ka zaptuar në mënyrë të paligjshme rafinerinë. Që policia të hyjë në një kompni private duhet të jetë bërë një kërkesë nga pronarët që po ushtrojnë dhunë. Po i bëj thirrje ministrit që të reagojë se ne jemi për të shkuar në vendin e punës dhe për të mbrojtur rafinerinë nga zjarret e mundshme. Ne jemi papunë, jemi njerëz të qytetëruar, kemi 40 vite pune në rafineri. Persona të papërgjegjshëm na kanë marrë të dhënat tona personale dhe sot nuk paraqiten këtu. Në rast se personi e sheh të dyshimtë ardhjen e tij pasi na ka marrë të dhënat tona le të vi tëna kthejë mbrapsht, të na shlyejë të gjitha detyrimet që na ka dhe ne marrim rrugën drejt qytetit se nuk vijmë këtu të përplasemi me forcat e rendit” – thotë një prej protestuesve.

Ndërsa një tjetër protestues i bën thirrje kryeministrit të vendit që t’i ndihmojë ata. “I nderuar kryeministër vër dorë mbi ne se kemi mbi 10 muaj pa punë. Ti ke dhënë 3.2 miliardë koncesione dhe PPP nga taksapaguesit shqiptarë, sikur 1 përqind të kishe hedhur tek kjo uzinë, sot kjo do të ishte në punë” ,  është thirrja e një protestuesi tjetër.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret e ballshit ne proteste tension në ballsh naftetaret e ballshit ne proteste tension në ballsh

Sondazh

Poll