Aktualitet

Rezultojnë të infektuara me COVID sekretarja dhe mësuesja e gjimnazit “Abaz Shehu” në Tepelenë

14 Shtator 2020, 07:21 Nga DOSJA
Rezultojnë të infektuara me COVID sekretarja dhe mësuesja e

TEPELENË- Një sekretare dhe një mësuese e një gjimnazit “Abaz Shehu” në Tepelenë kanë rezultuar të infektuara me COVID-19. Mësohet se sekretarja dhe mësuesja kanë rezultuar të infektuara një ditë më parë. Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore. Ndërkohë, ditët e fundit sekretarja dhe mësuesja kanë zhvilluar edhe takime me prindërit.

Më herë Dosja.al raportoi se të infektuar janë edhe 5 mësues të shkollës “Jeronim De Rada” në kryeqytet. Këta të fundit janë karantinuar në banesat e tyre.

Sakaq, sot ka nisur viti i ri shkollor, afro 480 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës. Ndërkohë rreth 30 mijë mësues nisin punën. Gjatë procesit mësimor nxënësit do të mbajnë maska, do të respektojnë distancimin social si dhe do të qëndrojnë vetëm në bankë. Por këto masa nuk janë respektuar që ditën e parë, nxënësit dhe prindërit janë shfaqur grumbull.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infektohet mësuesja në tepelenë infektohet sekretarja në tepelenë infektohet mësuesja në tepelenë infektohet sekretarja në tepelenë

Sondazh

Poll