Aktualitet

Fëmijët në Kukës nisin vitin e ri shkollor, shprehin dëshirën për mësimin online: Vështirë të flasim me maska, nuk e

14 Shtator 2020, 07:58 Nga DOSJA
Fëmijët në Kukës nisin vitin e ri shkollor, shprehin

KUKES– Janë evidentuar disa probleme me nisjen e vitit të ri shkollor, kjo për shkak të mos respektimit të masave që janë vendosur për shkak të pandemisë COVID-19 si edhe të disa detyrimeve që iu kanë dalë nxënëve rrugës.

Kështu nxënësve iu është kërkuar që të plotësojnë një formular të Minsitrisë së Arsimit, i quajtur ndryshe ‘formular i vetëdeklarimit’ ku secili nga ato duhet të deklarojnë “nëse janë të prekur me COVID, ata vetë ose familjarë”.

Për nisjen e vitit të ri shkollor, formularin dhe mbajtjen e maskave janë pyetur fëmijë të shumtë nga gazetarët, ndërkohë që një nxënëse në qytetin e Kukësit është shprehur se ka hasur vështirësi.

Vajza shprehet për ‘ReportTv’ se pavarësisht lumturisë që ka që po nis vitin shkollor, takimin me mësuesit dhe nxënësit e klasës tregon se do ishte më mirë nëse do zhvillohej online. Më tej e vogla thotë se formularin nuk e ka plotësuar ende, si dhe mbajtjen e maskës do e ketë të vështirë sidomos komunikimin me të.

“Unë jam shumë e lumtur që po filloj vitin shkollor. Dua të takoj shumë mësuesit dhe shokët e klasës, jam shumë e lumtur që nisi shkolla. Do t’i zbatoj të gjitha rregullat dhe higjienën. Jam shumë i gëxuar se do takoj mësuesit dhe shokët. Ndiehmi ndryshe se nuk ekemi përjetuar asnjëherë këtë gjë, mendoj se do jetë më mirë online. Nuk e kam plotësuar akoma formularin, por do e plotësoj dhe do ia japim mësuesit. Do jetë pak e vështirë të flasim me maska, por do përpiqemi. Formularin akoma nuk na e kanë dhënë, jemi të gëzuar që do të takojmë shokët. Kemi frikë nga COVID-i, por do mbrohemi. Është pak e vështirë me maska”- shprehen nxënësit e qytetit të Kukësit.

Përsa i përket formularit, ai duhet të plotësohet nga një fëmijë i mitur i klasë së parë apo të dytë ku ai duhet të firmosë një dokument, diçka që nuk është i aftë as ta logjikojë se çfarë është dhe as ta bëjë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fillimi i shkolles formulari i vetedeklarimit nxenesit ne kukes fillimi i shkolles formulari i vetedeklarimit nxenesit ne kukes

Sondazh

Poll