Aktualitet

Nis sot viti i ri shkollor/ Rreth 480 mijë nxënës ulen në banka, gjatë godinave të shkollave nuk respektohen masat për CO

14 Shtator 2020, 05:47 Nga DOSJA
Nis sot viti i ri shkollor/ Rreth 480 mijë nxënës ulen në

SHQIPËRI-Sot nis viti i ri shkollor 2020-2021. Rreth 480 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës, ndonëse në një situatë aspak të zakonshme, për shkak të COVID-19. Mësohet se janë rreth 30 mijë mësues të angazhuar për vitin e ri shkollor dhe mësimi nuk do të nisë në 1760 shkolla të vendit. Aktualisht 94 shkolla nuk do të hapin dyert, pasi janë në fazë rikontruktimi. Nxënësit e këtyre shkollave janë zhvendosur në godina të tjera.

Por, në shumë shkolla të vendit, që ditën e parë nuk janë respektuar masat për COVID-19. Gjithçka shihet qartë në pamje e siguruara nga Dosja.al, ku prindërit dhe nxënësit nuk kanë respektuar distancimin social. Edhe pse kanë qenë të pajisur me maska, ata kanë qëndruar shumë pranë njëri-tjetrin para se të hynin në klasa. Nxënësit, të shoqëruar dhe nga prindërit kanë qëndruar grumbull jashtë kangjellave të shkollave. Në këto shkolla nuk kanë qenë të pranishëm efektivët e policisë.

Por, kjo nuk është e vetmja problematikë, pasi në shkolla ka mësues të infektuar me COVID-19. Së fundmi, kanë rezulltuar të infektuar një mësuese dhe një sekretare e shkollës së mesme “Abaz Shehu” në Tepelenë. Po kështu, të infektuar janë edhe 5 mësues të shkollës Jeronim De Rada në kryeqytet.

Ndërsa në shkollat në qytetin të Beratit situata paraqitet më e normalizuar. Masat janë marrë dhe nxënësit e mësuesit po i ndjekin ato me përpikmëri. Në hyrje të shkollës bëhet matja e temperaturës e nxënësve, të pajisur me maska shkojnë në klasat përkatëse ku do duhet të qëndrojnë të ulur vetëm në bankë dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri.

Rregullat  që duhet të ndjekin nxënësit:

Ndërkohë, të gjithë nxënësit duhet të ndjekin protokollin e sigurisë të COVID-19 në shkolla. Kështu, ndryshe nga vitet e tjera, ky vit shkollor do të zhvillohet për disa shkolla me 2, 3 apo dhe 4 turne, në mënyrë të tillë që fluksi i nxënësve të jetë më i vogël në klasa. Më konkretisht në 1100 shkolla orët mësimore do të zhvillohen me një turn, 480 shkolla do të jenë më një turn të ndarë në dy nënturne dhe 180 shkolla do të jenë më dy turne të ndarë në katër nënturne. Në banka do lejohet që të ulet vetëm një nxënës, i cili do të jetë i pajisur me maskë dhe dezinfektant.

Sakaq, një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor e rihapjes së klasave, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini rikujtoi rëndësinë e masave anti-COVID. Shahini theksoi dje se nxënësit i pret një normalitet i ri, pasi duhet të mbajnë maska, të respektojnë distacimin e social dhe rregullat e tjera të vendosura nga  ministria.

Për fillimin e procesit mësimor nuk ka munguar edhe një reagim nga kryeministri i vendit Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri ka uruar nxënësit dhe mësuesit për një shëndet të mirë dhe plot rezultate në shkollë. Ndërsa presidenti Ilir Meta u ka kërkuar që të respektohet me rigorozitet protokolli shëndetësor.

Viti i ri shkollor nis sot dhe në Kosovë ku janë shpërndarë 500 mijë maska për nxënësit e mësuesit. Mbajtja e tyre është e detyrueshme, ashtu si respektimi i distancës e higjiena.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapaja e shkollave nis shkolla hapaja e shkollave nis shkolla

Sondazh

Poll