Aktualitet

PAMJE nga shkolla ‘1 Maji’ në Tiranë. Prindërit në merak për të vegjlit e tyre, harrojnë të mbrohen nga virusi, qën

14 Shtator 2020, 07:24 Nga DOSJA
PAMJE nga shkolla ‘1 Maji’ në Tiranë. Prindërit

TIRANE– Me nisjen e vitit të ri shkollor janë evidentuar dhe problemet e para për shkak të mos organizimit të mirë të bërë nga shkollat apo instituacionet më lart tyre.

Kështu pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” na paraqesin një anë tjetër të asaj që po ndodh realisht nëpër shkolla.

Pamjet që vijnë nga shkolla 9-vjeçare ‘1 Maji’ në kryeqytet janë totalisht të kundërta me ato që thuhen në masat anti-COVID.

Pavarësisht se të vegjëlit po respektojnë distancën që iu është kërkuar nga shkolla janë prindërt ata që janë grumbulluar në kangjellat e shkollës, pa asnjë distacim nga njëri-tjetri dhe disa janë pa maska.

Frika që kanë për të vegjëlit e tyre se mos infektohen duket se i ka bërë ata të harrojnë se duhet të kujdesen dhe për veten e tyre pasi virusi mund të jetë kudo.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nisja e shkollës shkolla 1 maji tiane nisja e shkollës shkolla 1 maji tiane

Sondazh

Poll