Aktualitet

“Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind”/ Manastirliu publikon foton me vajzat: Bëhu superhero, mbaje maskën çdo ditë

14 Shtator 2020, 06:36 Nga DOSJA
“Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind”/

TIRANË- Me nisjen e vitit të ri shkollor, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu iu ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve që të respektojnë masat për COVID-19. Ndërkohë, ministrja ka publikuar edhe një foto ku shfaqet me 2 vajzat e saj.  Teksa shfaqen te treja me maskë, ministrja, apelon për gjithë prinderit, mësuesit dhe nxënesit që të tregohen të kujdesshëm gjatë procesit mësimor.

Reagimi:

#NëShkollë të #sigurt! Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind, për të bërë gjithçka ka në dorë, që ky rifillim i shumëpritur të mos cënojë shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve tanë, të familjeve dhe të gjithë komunitetit!  Jep edhe ti kontributin tënd për #ShkollatëSigurta! ?Bëhu #superhero??#mbajmaskën çdo ditë?? ↔️Ruaj distancën ?Kujdesu për higjienën ?#COVID19

Ky reagim i ministrjes së shëndetësisë, pasi ditën e sotme nis sot viti i ri shkollor për rreth 480 mijë nxënës, ndërkohë rreth 30 mijë mësues nisin punën. Gjatë procesit mësimor do të respektohen masat për COVID-19. Nxënësit do të mbajnë maska, do të respektojnë distancimin social si dhe do të qëndrojnë vetëm në bankë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapja e shkollave nis shkolla ogerta manastirliu hapja e shkollave nis shkolla ogerta manastirliu

Sondazh

Poll