Politike

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, zbulon “dhuratën” e Veliajt për nxënësit e Tiranës: Nesër në shkollë nuk do keni

13 Shtator 2020, 18:58 Nga DOSJA
Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, zbulon

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një status që ka bërë në rrjetet sociale ka  ka publikuar letrën që kryetari i Bashkisë së Tiranës ka bërë gati nesër për nxënësit e shkollave.

Zhupa në një statusi që ka bërë ‘Facebook’ shpreht se shprehet se kjo është një letër neveritëse e Veliajt, i cili nuk pranoi që t’u bëj tamponë mësuesve. Ajo shton se kreu i Bashkisë nuk mund të mbulojë dot dështimin me propagandë.

Postimi i Ina Zhupës

Të dashur nxënës të Tiranës !
Nesër në bankat e shkollës do të gjeni këtë letër neveritëse të Kryemashtruesit të Tiranës!

Nesër në vend të një maske apo një dizinfektanti do mbroheni me letrën e Veliajt! Në shkollë shumicën e kohës nuk do të keni ujë por do të keni letrën e Veliajt të mbushur me propagandë!

Nesër mësuesja juaj mund të jetë e infektuar sepse Veliaj dhe qeveria e tij refuzuan që tju kryejnë testin por në tavolinë do të gjeni letrën që mundohet të fshehë dështimin në menaxhimin e situatës!

Nesër do ta beni mesimin me katër turne, dhe që kjo të mos ju duket skandaloze do keni letrën e Veliajt!

Në vend të shoë merrni masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetetit të nxënësve dhe mesuesve !

Propaganda nuk shpëton jetë dhe as nuk e fsheh dot më dështimin !

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ina zhupa ina zhupa

Sondazh

Poll