Politike

Vetëm 1700 paund në llogari dhe 2 të punësuar/ Kjo është kompania me pronarë anglezë që hartoi planin për menaxhimin e

12 Shtator 2020, 18:48 Nga DOSJA

Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, qyteti antik i Butrintit, pritet të menaxhohet për dhjetë vitet e ardhshme nga një agjenci e re. Në ligjin e miratuar së fundmi, ajo njihet si “Fondacion”, por për të nuk ka shumë hollësi, me përjashtim të faktit, që do të jetë një partneritet mes Ministrisë së Kulturës dhe një partneri strategjik.

Ndryshimi është pjesë e “Planit të Menaxhimit të Integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit”, një dokument prej 300 faqesh, miratuar nga qeveria shqiptare dhe hartuar nga kompania angleze “Prince and Pearce”, kontraktuar dhe mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF).

Por cili është historiku i kompanisë “Prince and Pearce”, e cila është në “udhëheqjen” e David Robert Prince dhe Simon Francis James Pearce, të dy shtetas anglezë dhe që ka hartuar planin e menaxhimit të Butrintit?

Sipas opencorporates.com kompania angleze ka ndërruar emrin e saj dy herë, ndërsa të ardhurat nuk kanë qënë për t’u pasur zili. Në fund të gushtit 2016 ka pasur në llogari bankare vetëm £1,692. Po në të njëjtin vit kanë xhiruar rreth 20 mijë paund por kanë pasur të punësuar vetëm 2 punonjës.

Pra me vetëm dy persona të punësuar, kompania britanike ka krijuar një plan për AADF që të menaxhojë parkun arkeologjik më të madh në Ballkan, i cili vizitohet çdo vit nga qindra mijëra turistë vendas dhe të huaj.  Ende nuk dihet sesi kompania me vetëm dy punonjës ka arritur që të fitojë besim për të “pasur në duar” një prej perlave të Shqipërisë.

Me vizitorët që ka 12 muajt e vitit, parku arrin të sigurojë rreth 1 milionë dollarëve në vit dhe nuk harxhon as 30% të tyre. Duke marrë parasysh të gjithë detajet dhe treguesit financiare, mbetet e paqartë përse Butrinti ka nevojë për një partneritet me subjekte private.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike “prince and pearce” parku i butrinit “prince and pearce” parku i butrinit

Sondazh

Poll