Sport

“Nëse këtë vit nuk fiton Premier ose Champions Legue ka marrë fund”,Berbatov parashikon të ardhmen e Guardiola-s në st

13 Shtator 2020, 09:45 Nga DOSJA
“Nëse këtë vit nuk fiton Premier ose Champions Legue ka

ANGLI– Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Tottenham, Dimitar Berbatov është rikthyer të flasë për sezonin e ri të Premier league. Bullgari ka dhënë mendimin e tij në lidhje me Manchester City-n dhe trajnerin Pep Guardiola. Ish-futbollisti tani opinionist për Betfair, ka folur fillimisht për teknikun spanjoll.

“Do të jetë një vit i vështirë dhe i lodhshëm për Guardiolën. Sipas meje, nëse nuk fiton Champions ose Premier, do të jetë fundi i qendrimit të tij në klub. Përkundrazi, nëse duhet të fitojë të paktën një nga dy trofetë mund të qendrojë gjatë”, ka thënë Berbatov.

Por komentet e bullgarit prekin edhe ish-skuadrën e tij Tottenham e teknikun Mourinho: “Mourinho këtë vit nuk ka justifikime,. Rinis nga e para, i barabartë me të gjithë. Shpresoj që klubi të bëjë ndonjë blerje para fundit të merkatos”. Berbatov e ka të qartë megjithatë se kush do të jenë skuadrat për tu mundur në kampionatin anglez: “Liverpool e Manchester City do të jenë skuadrat për tu mundur në këtë sezon, por kujdes Chelsea që do të jetë një surprizë. Duhet bërë kujdes me londinezët”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport berbatov guardiola manchester city berbatov guardiola manchester city

Sondazh

Poll