Premier League nuk “mburret” vetëm me lojtarët që kanë firmosur këtë vit, por edhe me partneret e tyre, ja kush janë
12 Shtator 2020, 16:02Nga DOSJA
ANGLI-Këtë fundjavë do të nisë sezoni i ri i Premier League. Kampionati anglez do të luhet pa praninë e tifozëve të paktën deri më 1 tetor sipas vendimit të qeverisë.Pavarësisht se nuk do të ketë spektatorë, futbollistët që sapo kanë mbërritur në Angli do të jenë gati për këtë nisje të kampionatit,sigurisht duke u inkurajuar nga partneret e tyre të cilat shkëlqejnë po aq sa ata. Ju njohim me partneret e lojtarëve.
Estelle Bergkamp– Është vajza e ish-legjendës së futbollit holandez Dennis Bergkamp. Estelle është në një lidhje me lojtarin e Manchester United Donny van de Beek. Ata filluan të takoheshin vitin e kaluar dhe duket se janë bërë për njëri-tjetrin.
Sophia Weber– Sophia është partnerja e lojtarit të Chelsea-t,Kei Havertz. Ata janë të dashuruar që në fëmijëri me njëri-tjetrin dhe ai është shumë i lumtur, pasi nuk ngurron të postojë foto e video me të në rrjete sociale.
Marrion Areola-Bukuroshja gjysëm filipineze dhe gjysëm libaneze, është martuar me portierin e Fulham Alphonse Areola dhe ka 2 fëmijë, ajo thuhet se punon në sektorin bankar.
Thais Marques-Brazilianja është martuar me Allan, i cili ka lidhur një kontratë prej 22 milion paundësh me Everton.Çifti më parë ndezën Napolin, ku luante mesfushori. Duke u nisur nga postimet në llogarinë e saj në Instagram, ajo duket si një mbretëreshë mode, e gatshme për të tronditur Goodison Park.
Shanon de Lima– Shannon de Lima, 31 vjeç, është një modele nga Venezuela, e cila më parë ka qenë e martuar me këngëtarin Marc Anthony, si dhe në një lidhje me boksierin Canelo Alvarez. Ajo filloi të dilte me James Rodriguez të Everton vitin e kaluar, por së fundmi ka thënë se nuk do të martohet kurrë me të.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Mesfushori i kombetares shqiptare, Ylber Ramadani ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi teknik i ekipit të Vejle B...
IRAN-Navid Afkari, ish-kampioni i sportit të mundjes është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në burgun ku mbahej prej gati dy vitesh, pasi ishte dënuar me vdekje për...
TIRANË– Presidentët e Kategorisë Superiore në mbledhjen e radhës të Ligës Profesioniste të mbajtur këtë të shtunë, dolën sërish me një qëndrim unanim...
TIRANË– Liga Profesioniste nuk tërhiqet, premton bojkot deri në plotësimin e kërkesave. Presidentët e skuadrave u mblodhën këtë të shtunë me anëtarin...
FRANCË– Michael Schumacher, 7 herë kampioni i F1 prej 7 vitesh është në luftë me vdekjen për t’i bërë ballë incidentit të tmerrshëm me ski. Ndërkohë që ba...
PARIS-Futbollisti i PSG, Neymar ia ka dalë të mposhtë koronavirusin.Ka qenë vetë ylli i klubit francez, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, konfirmoi s...
TORINO-Pas formës së jashtëzakonshme fizike të Cristiano Ronaldos dhe muskujve të tij nuk është vetëm stërvitja e madhe, por edhe një dietë strikte ushqimore. P...
TIRANË– Në Shqipëri ende nuk dihet se kur do të fillojë sezoni i ri futbollistik. Klubet janë shprehur se do të vazhdojnë bojkotin nëse qeveria nuk pranon ...
TURQI-Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Sokol Cikalleshi është rikthyer në Superligën turke, pasi pasditen e sotme ka firmosur për dy sezone me klubin e Konyaspor...