Sport

“Dridhet” Atletico Madrid, klubi konfirmon se një pjesëtar i klubit është prekur nga COVID-19

12 Shtator 2020, 20:42 Nga DOSJA
“Dridhet” Atletico Madrid, klubi konfirmon se një pjesëtar

SPANJË-Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi  nëpërmjet një njoftimi zyrtar. 50 vjeçari argjentinas është izoluar në shtëpi dhe nuk ka paraqitur simptoma.

Skuadra dhe stafi i Atleticos u kthyen nga një udhëtim parasezonal në Los Angeles de San Rafael, në rrethinat e Madridit, pasi një anëtar ishte konfirmuar me COVID-19. Testet e kryera të premten treguan se edhe Simeone ishte bartës i virusit.

“Analiza e mostrave të reja në laborator ka përcaktuar që trajneri ynë, Diego Pablo Simeone, ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, – lexohet në deklaratën e klubit. “Për fat të mirë, trajneri ynë nuk paraqet ndonjë simptomë dhe është në shtëpinë e tij, i izoluar, dhe zbaton rregullat e karantinës, pasi ishte me ekipin që nga e hëna e kaluar.” Lexohej në komunikatën e klubit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletico madrid diego simeone atletico madrid diego simeone

Sondazh

Poll