Sport

E PLOTË/ “Shkova në shtrat me Foden”, ja si nisi historia e modeles islandeze me dy futbollistët e Anglisë: Ai më thosh

12 Shtator 2020, 09:46 Nga DOSJA
E PLOTË/ “Shkova në shtrat me Foden”, ja si nisi historia

ISLANDË-Modelja islandeze Lara Clausen ka rrëfyer çfarë ndodhi gjatë natës me futbollistët e Anglisë, Phil Foden dhe Mason Greenwood. 19-vjeçarja dhe kushërira e saj u takuan në një hotel në Rekjavik pas fitores 1-0 së “Tre Luanëve” ndaj Islandës, për Ligën e Kombeve. Lara, e cila ishte në mbrëmjen e skandalit, ka zbuluar se çfarë ndodhi gjatë natës së pasionit me Foden, gjë që bëri që ai dhe Greenwood të dëboheshin nga Kombëtarja.

“Ai filloi të më puthte, ishte një puthës shumë i mirë, pas mardhënies seksuale, ai më thoshte se isha e nxehtë dhe e bukur. Fliste me superlativa për mua,duke më thënë sa e bukur isha. Të gjitha llojet e gjërave.”

Historia nisi kur Lara mori një telefonatë nga kushërira e saj, që i tha se një person tjetër kishte ardhur, (Bëhet fjalë për Foden).Ajo kujton. “Ishte një hotel i bukur, më bëri përshtypje. Unë prenotova një dhomë dhe pagova për të. Phil Foden më kishte thënë se do të ma paguante ai dhomën por nuk e bëri. Prenotova dhomën 700 në katin e shtatë, Nadia ishte te dhoma 702. Djemtë ishin në katin e tretë. Vendosa gjëra në dhomën time dhe shkova te dhoma e Nadia-s. Djemtë nuk ishin atje.Pastaj ata erdhën,biseduam me djemtë për gjysmë ore në dhomën e Nadia-s.

Iu thamë atyre se nuk dinim asgjë për futbollin dhe nuk kishim ide se kush ishin. Ne nuk kishim parë asnjë ndeshje. Mason gënjeu për moshën e tij. Ai tha se ishte 20 vjeç por në fakt ishte 18. Pastaj,Phil kërkoi të shkonim në dhomën time, vetëm ne të dy. Unë i thashë po. Ai vendosi një komedi në TV, pastaj më më tregoi se ishte në librin e rekordeve Guinnes si lojtari më i ri, që kishte fituar një trofe. Unë iu përgjigja: Po, kjo është e bukur. Ishte një djalë mesatar. Unë nuk e ndieja se ishte dikush i famshëm. Ne bëmë shumë shaka. Ai nuk më tregoi për jetën e tij personale, padyshim jo për një fëmijë apo një të dashur”.

Me fotot e Lara dhe Foden, që më vonë u publikuan dhe u bënë virale, jeta e saj ka ndryshuar në mënyrë dramatike. “Unë e filmova Phil me pantallonat gjysmë të ulura dhe e vendosa në Instagram vetëm për miqtë e mi të ngushtë, por njeri prej tyre e regjistroi dhe e dërgoi në gazeta.Nëna ime më bërtiti dhe tha se duhet të turpërohesha. Ajo ishte e shokuar,sepse përfundova në çdo media të Islandës. Babai dhe vëllai më thanë se kisha fjetur me armikun, pasi ata janë tifozë të Arsenal. Foden ishte tërbuar fare. Ai më tha: Pse u desh ta bëje atë? Pse duhej të bëje foto? U përpoqa të shpjegohesha, por ai vetëm tha se nuk kishte kohë për këtë. Kjo ishte hera e fundit që ishim në kontakt”. Përfundoi Lara Clausen.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anglia islanda lara clausen liga e kombeve phil foden anglia islanda lara clausen liga e kombeve phil foden

Sondazh

Poll